Temno

Fiks Fare/ 35 mijë lekë varri në Tufinë, punonjësi: Ulje s'ka! 

Ogledi 3,6 tis.
90% 33 3

Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh "banesën e fundit" dhe pa e kuptuar njeri që brenda varri është bosh. Fiks Fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Tufinës, në Tiranë, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.
Në adresën e Fiks Fare mbërriti një video nga një qytetar, i cili tregonte dhjetëra varre të rrethuara, madje edhe me emra sipër, por që ishin bosh. Këto vende ishin shitur nga punonjësit e përgjegjësit e varrezave, duke i kamufluar si varre të vërteta.
Pas këtij informacioni, gazetarët e Fiksit kontaktuan me një punonjës të varrezave të Tufinës, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me beton si varre, të cilat janë bosh, por kundrejt ryshfetit janë blerë nga qytetarë të ndryshëm. Edhe bashkëpunëtori i Fiksit u hoq sikur donte një vend për varr. Punonjësi i varrezave ia merr përsipër gjetjen e vendit, por për këtë ai duhet të paguante 350 mijë lekë të vjetra. 300 mijë lekë ishin për vendin dhe 50 mijë lekë për vendosjen e një kornize betoni për t'i dhënë formën e një varri. Lekët, sipas punonjësit, nuk i donte vetëm për vete, por për shefat.
Për ta bërë edhe më të besueshëm varrin, sipër do i vendosej edhe një emër i sajuar. Punonjësi i varrezave i tregon një vend që sapo e kishte rrethuar bashkëpunëtorit të Fiksit. "Sot në mëngjes e rrethova atë (varrin). Mbyll muhabetin se dhe burri huaj do lekët, më tha dhe sot nëse është dakord me çmimin të vij nalt" shprehet punonjësi, duke iu referuar se njëri prej shefave donte pjesën e tij të pagesës. Në këto kushte bashkëpunëtori i Fiksit i lë kapar 50 mijë lekë të vjetra, edhe pse punonjësi i varreve nuk është i kënaqur me këtë shumë. "Mos ma lë varur këtë muhabet, se mua më ngusin të tjerët për paret" shprehet punonjësi. Madje ai tregon se dikush tjetër që kishte blerë një vend për varr i kishte kërkuar ulje çmimi.
"Ulje nuk bëj, se ato 5 lekë që janë për mua dua t'i marr. Të pres një, dy ja tre muaj, por ulje nuk ka" i thotë ai. Të dyja palët bien dakord të marrin dy vende për varre me çmimin prej 350 mijë lekë një vend, në total 700 mijë lekë të vjetra.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on SLtv Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Zabava

Objavljeno

 

22. feb. 2021

Skupna raba:

:

prenesi:

Nalaganje....

Dodaj na:

Moj seznam predvajanja
Poznejše gledanje
Komentarjev 2   
ela ela
ela ela Pred 3 dnevi
Burge qehnit
Enver Hoxha
Enver Hoxha Pred 3 dnevi
Juuj
Naprej
Dude Wars | OT 24
25:56
Ogledi 9 mio.
I'M BUILDING A BETTER BOY
20:16
Chinese Steam Explained
9:34