Temno

Basha në takim me mësuesit në Elbasan: Nga errësira, Rama kërcënoi mësuesit dhe infermierët me... 

Ogledi 1 tis.
% 0 0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me mësues në qytetin e Elbasanit.
Në bisedën që pati me mësuesit, Basha iu përgjigj deklaratës së Ramës për mësuesit dhe e quajti një kërcënim ndaj mësuesve dhe infermierëve shqiptar. Sipas tij, asnjë kërcënim nuk e ndalon ndryshimin që kërkon çdo mësues, apo infermier që të mos përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës dhe është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të aftësisë dhe përkushtimit për t’i shërbyer fëmijëve shqiptar.
“Është një kënaqësi të jem në mesin tuaj! Qindra e qindra qytetarët që priten, ndërkohë filloi dhe shiu, jua thash që në këtë qytet kam ardhur shpesh, jam ndjerë gjithë kohës si në shtëpinë time. Por sot kam ardhur për një arsye të veçantë për të potencuar jo thjesht domethënien e Elbasanit për arsimin shqiptar, atë që për fat të keq kujtohet vetëm në ceremonitë e “Normales” së Elbasanit, por për të potencuar edhe të ardhmen që Elbasani por edhe gjithë qytetet tona, i gjithë vendi ynë, po projektojë dhe do të zbatojnë përmes planit tonë për arsimin.
Por dua ta nis me një reflektim të cilin pata mundësinë ta bëjë vetëm dje shkurtimisht gjatë një programi televiziv, në përgjigje ndaj një prej deklaratave më të që ka bërë ndonjëherë nga një kandidat për kryeministër e aq më pak një kryeministër në detyrë apo në ikje. Kur nga errësira, jo vetëm e automjetit luksoz me të cilin udhëtonte por edhe nga errësira e shpirtit përsëriti të njëjtën vepër penale si katër vite në parë në raport me policinë e shtetit, ku kërcënoi mësuesit shqiptarë, mësueset shqiptare por edhe infermierët shqiptare me vendin e tyre të punës.
Dhe gjej rastin nga Elbasani i normales, i normales pra, i shkollës së parë të mesme pedagogjike të shoqërisë shqiptare, të kombit shqiptar por edhe nga Elbasani i normales në kuptimin e thjeshtë të fjalës. Elbasanit që do, është i etur për normalitet, për pozitivitet, për ndryshim, për një fillim të ri se ajo që po vjen është në një ndryshim, është një fillim i ri por është ndryshimi për të cilin janë të etur të gjithë mësuesit shqiptar pavarësisht prej bindjeve politike. Është ndryshimi ku nuk do të përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës, është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të meritës aftësisë dhe për shkak të për përkushtimit për ti shërbyer fëmijëve shqiptar.
Prindërit e dytë të fëmijëve shqiptar jo vetëm nuk do të cenohen nga ky ndryshim por gjithë esenca e ndryshimit që ne do të sjellim për arsimtarët shqiptar është çlirimi psikologjik nga stresi, nga represioni që e dëgjoi e gjithë bota përmes kasetave të Bild-it që ky pushtet ushtroi dhe ushtron presion ndaj arsimtarëve edhe në ditët e tij të fundit, por edhe çlirimi nga varfëria, sepse sot jeni arsimtarët më të varfër të rajonit. Ndërkohë që qeverisja e mëparshme, e jona e bëri realitet, madje e tejkaloi premtimin për të dyfishuar rrogat e arsimtarëve. Rritja deri në janar për arsimtarët shqiptarë nuk kalonte 5 mijë lekë të vjetra dhe rritja e janarit është një rritje elektorale, një premtim elektoral me efekt pothuajse të pandjeshëm në raport me rritjen e çmimeve me të cilat duhet të përballeni si prindër, si bashkëshortë, apo si prindër të ardhshëm për ata që nuk e kanë krijuar akoma familjen e tyre. Pra mesazhi im është fare i thjeshtë dhe i qartë. Injorojini gërr-vërret e fundit të një njeriu që e la arsimin dhe arsimtarët në baltë. Këtë ia drejtoj edhe infermierëve shqiptarë edhe mjekëve shqiptarë. Ndryshimi për infermierët shqiptarë, edhe mjekëve shqiptarë”, tha Basha. ...
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on SLtv Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Zabava

Objavljeno

 

7. apr. 2021

Skupna raba:

:

prenesi:

Nalaganje....

Dodaj na:

Moj seznam predvajanja
Poznejše gledanje
Komentarjev 0   
Naprej
TIKTOKS you need to watch
9:04
REACTING TO UK VS USA TIKTOKS
15:12
TIKTOKS you need to watch
9:04
REACTING TO UK VS USA TIKTOKS
15:12
If Among Us Had 0 Impostors
1:07
holding myself accountable
14:17