Temno

Top News - Kushtetuesja ‘rrëzon’ Ilir Metën/ dy paditë për teatrin do të jenë në një dosje 

Ogledi 3 tis.
92% 28 2

Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një debat të ashpër politik, në të cilin u përfshi edhe vetë presidenti Ilir Meta, teksa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese, ende jofunksionale në atë kohë, dy padi. Njëra bënte fjalë për kalimin e truallit të teatrit nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës dhe tjetra për vendimin e rindërtimin, projektin dhe realizimin për të.
Por, Gjykata Kushtetuese, e cila të paktën për këtë vit mund të konsiderohet e plotë edhe pse me vetëm 7 anëtarë nga 9 të tillë që duhet të jenë ka bashkuar në një të vetme dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar dhe ka vendosur që më 3 mars të mbahet seanca e parë e gjykimit.
Kushtetuesja e ka marrë një vendim të tillë bazuar në thelbin e dy padive të kreut të shtetit, duke pasur edhe rezervën ligjore, si një argument, që në këtë rast lidhet me padinë për teatrit në tërësi, ndonëse me dy dosje, të dërguar veç e veç.
Në kërkesën e tij për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë, duke pretenduar pritjen e vendimit të Kushtetueses për këtë çështje.
Padia e dytë kishte të bënte me procedurat për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë mbajtur mbledhje në datën 8 shkurt 2021, ku kanë marrë në shqyrtim kërkesën dhe pezullimin e zbatimit të VKM-së dhe ka vendosur shqyrtimin e saj në séance të vecantë. Gjykata Kushtetuese la afat brenda datës 8 mars që të parashtrohen me shkrim argumentet shtesë për kërkesat e paraqitura, të cilat do t’u komunikohen edhe subjekteve të interesuar në këtë proces.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on SLtv Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Meta#TopChannel

Zabava

Objavljeno

 

22. feb. 2021

Skupna raba:

:

prenesi:

Nalaganje....

Dodaj na:

Moj seznam predvajanja
Poznejše gledanje
Komentarjev 1   
bravo bravo
bravo bravo Pred 3 dnevi
👎🤲🕋🕋🕋
Naprej
Chinese Steam Explained
9:34
Rich People Have Bad Taste
12:34