Temno

Fiks Fare/ Tufinë, me 70 mijë lekë rezervon dy varre 

Ogledi 8 tis.
87% 69 10

Në takimin e dytë që bashkëpunëtori i Fiksit ka me punonjësin e varrezave të Tufinës, ky i fundit i tregon një varr të dytë, të cilin e ka blerë dikush tjetër, por që blerësi e kishte ndërruar si vend. Punonjësi i varreve pohon se do flasë me shefin e tij për ta marrë vesh më saktë nëse vendi është apo jo i lirë dhe më pas do e njoftojë. Madje ai shton se nëse do binin dakord për vendin e përgjegjësi do të jepje "ok", do i bënte një kornizë të bardhë për t'u kuptuar që ishte tamam varr. Por fjala e fundit ishte e përgjegjësit dhe çfarë të vendoste ai do të bëhej. "Unë do të marr në telefon direkt sa të më japi ai 'ok', por nuk do flas gjatë në telefon. Ose do të them duku nesër ose shkurt ma la atë makinën kaq lekë" shprehet punonjësi i varreve.
Në takimin e tretë midis palëve, punonjësi varreve edhe për vendin e dytë të rezervuar kërkon paradhënie. Edhe për këtë vend ai merr 50 mijë lekë të vjetra kapar, duke i kërkuar bashkëpuntorit të Fiksit ta likujdojë sa më shpejt edhe me pjesën e mbetur prej 300 mijë lekëve të vjetra. Më pas ai i shpjegon se edhe me këtë vend do të ndiqej e njëjta procedurë si me vendet e tjera, do t'i vihet korniza dhe për ta bërë edhe më të besueshëm i kërkon të zgjedhë edhe një emër për ta vendosur në pllakën e varrit.
"Më thuaj edhe çfarë emri se një emër e do, një emër kot duam. Po s'e gjete ti, do ia vë unë" shprehet punonjësi i varrezave. Me dorëzimin e kaparit filloi dhe nisja e punimeve për varrin e dytë, duke rënë dakord që në datën 22 shkurt do paguhej edhe pjesa tjetër e lekëve. Pasi sipas punonjësit të varrezave nëse nuk likujdoheshin lekët varri do shitej. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e Tufinës për të parë dy vendet e varreve të rezervuara. Vendet ishin gati, madje të rrethuara edhe me një kornizë betoni. Gati për "dorëzim", kundrejt ryshfetit prej 700 mijë lekësh në total.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on SLtv Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Zabava

Objavljeno

 

22. feb. 2021

Skupna raba:

:

prenesi:

Nalaganje....

Dodaj na:

Moj seznam predvajanja
Poznejše gledanje
Komentarjev 5   
Fatjon Deliu
Fatjon Deliu Pred 3 dnevi
O shoku hape i numer nipti te jesh ne rregull ne shtet 😆😆
Landa Cepe
Landa Cepe Pred 3 dnevi
P
Haki Geshtenja
Haki Geshtenja Pred 3 dnevi
Hall kur jemi gjalle e hallkur vdesim paska lind per te vuajtur ky popull
ela ela
ela ela Pred 3 dnevi
Oh pler behn bisnes me TE vdekurit oh ZOT SPITALI NGA NJE ANE VARIMI NGA ANA TJETER
Παυλος Γκεγκαι
Edhe ne lezh me lek jan dhe shum shtrejt ska pas shtet shqiperi ne 30 vjet demokraci
Naprej
BlizzConline Day 1
4:8:22
Ogledi 1,4 mio.
BlizzConline Day 1
4:8:22
Ogledi 1,4 mio.